​Van Gaal vendos largimin
nuk kthehet më në trajnim

​Van Gaal vendos largimin<br />nuk kthehet më në trajnim
Louis Van Gaal i thotë lamtumirë futbollit, në moshën 65 vjeç. Ish-trajneri i Ajax, Barcelonës, Bayern e Manchester United e ka bërë të ditur vendimin në një intervistë për të përditshmen holandeze “Telegraaf”: “Kur u largova nga United mendova se ndoshta nuk do të drejtoja më. Pastaj mendova të bëja një vit pushim, por tani nuk besoj se do t’i kthehem më trajnimit”.
 
Vendimi është marrë bazuar mbi “çështje familjare”, pavarësisht ofertave të ndryshme (e të pasura) nga Kina.
 
“Në familjen time kanë ndodhur disa gjëra që më kanë bërë ta shoh gjithçka nga një tjetër këndvështrim”, pranon Van Gaal, i goditur nga vdekja e burrit të vajzës muajin e kaluar, në moshën 43 vjeç.
 
Në karrierën e tij me klubet Van Gaal ka fituar gjithçka. Me Ajax fitoi tre tituj në Holandë, Champions League, Kupën UEFA, ndërkohë që fitoi titullin edhe me Alkmaar, më 2009. Me Barcelonën fitoi dy herë titullin, ndërsa në Gjermani fitoi titullin me Bayern, duke dalë edhe në finalen e Champions League. Në Angli, fitoi FA Cup me Manchester United.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në