VLORE - Një incident është shënuar pasditen e sotme në Qafën e Llogorasë, ku një makinë është djegur plotësisht.

Mësohet se makina i përkiste një turisti çek 48 vjeç me inicialet B.V, i cili ishte nisur për pushime në jug.

Sipas policisë makina u dogj në ecje e sipër në ngjitje për në Llogora, ndërsa sipas të dhënave të para mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë

Më datë 11.08.2017, rreth orës 18:30, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se gjatë ecjes në ngjitje për në Llogara, ka marrë flakë një mjet.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimi paraprak i grupit hetimor dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndi elektrike.

Mjeti tip ''Volvo'' i përket shtetasit B.V., 48 vjeç, banues në Çeki.

makina llogara
merr flake makina llogara
(Makina në flakë në Qafën e Llogarasë)