​Vendoret, Rama firmos me aleatët
Koalicioni i majtë me rreth 40 parti

​Vendoret, Rama firmos me aleatët<br />Koalicioni i majtë me rreth 40 parti
Më shumë se 40 parti politike do të jenë pjesë e koalicionit të majtë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Tre partitë kryesore të koalicionit janë Partia Socialiste, LSI dhe PDIU e Shpëtimit Idrizit, e cila është larguar nga koalicioni me PD.
 
Kryeministri Edi Rama u takua me aleatet e tij në seline rozë, ndërsa në takim merrnin pjese kreu i LSI-së, Ilir Meta, kreu i PDIU Shpetim Idrizi dhe disa kryetare partish teë tjera të papërfaqësuara në Kuvend. Ajo që binte në sy ishte mungesa e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule. Kreu i LSI, Ilir Meta i cili ka qenë edhe i pari që ka dalë nga ky takim ku ka deklaruar se firmosën koalicionin. Ai theksoi se emri për Tiranën do të jetë gjithpërfshirës, por pa pëmenduar asnjë emër.
 
Takimi i Ramës, në selinë e PS me aleatët
Foto të tjera nga takimi i Ramës me aleatët në selinë e PS

Ora 16:45 Përfundon takimi me aleatët Rama largohet nga selia e PS
45 minuta ka zgjatur takimi i Ramës me aleatët e tjerë në selinë e PS, ku bëhet e ditur se kanë firmosur edhe marrëveshjen për koalicionin për zgjedhjet e ardshme lokale që do të zhvillohen më 21 Qershor.

Ora 16:35 Koalicioni, PSD e Gjinushit vendos pas mbledhjes së Këshillit
Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit do të vendosë për t’iu bashkuar koalicionit të majtë ose jo, pasi të mbledhë Këshillin drejtues në fundjavë. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike në takimin që mbajti në selinë e PS me kryeministrin Rama. Vetë kreu i PSD-së Skënder Gjinushi nuk ishte i pranishëm pasi nuk ndodhet në Tiranë. Më herët Gjinushi tha dje se “topi është në fushën e PS-së” dhe se pret të zbatohet marrëveshja."

Ora 16:30 Petro Koçi: PSV 91 firmosi marrëveshjen, drejt 21 qershorit me koalicion të madh
Kreu i Partisë Socialiste të Vërtetë 91 (PSV91) pas takimit në selinë e PS, tha se u firmos marrëveshja për zgjedhjet lokale, duke theksuar se mazhoranca shkon me një koalicion edhe më të madh drejt 21 Qershorit.

Firmosëm marëveshjen e cila do të depozitohet në KQZ. Duket qartazi që është një koalicion më i rritur në krahasim me zgjedhjet e tjera. Besueshmëria e mazhorancës vjen në rritje.”,-tha Koçi. 

I pyetur nga gazetarët për partitë e majta që ende nuk kanë deklaruar hapur bashkimin në koalicionin e majtë, Koçi tha: PSD ishte aty dhe do të jenë edhe shumë parti të tjera që sot nuk ishin në tryezë edhe për arsye teknike.



Ora 16:28 AD: Ikëm nga PD, iu bashkuam fituesve
AD nënshkroi marrëveshjen me partinë fituese të koalicionit. Bindje se aktet vijnë përmes një vullneti të mirë. Ne shkëputemi nga koalicioni me PD, nuk gjetëm vullnetin e mirë të saj dhe partive të tjera në koalicionin e djathtë. Firmosëm një marrëveshje, jemi pjesë e këtij procesi. Jemi forcë e konsoliduar. Aleanca Demokratike do të fuqizohet në këtë proces që sapo kemi nisur.” –tha përfaqësuesi i Aleancës Demokratike pas takimit në selinë rozë.

Ora 16:26 Burime nga PS: Brenda pak orësh bëhet publik kandidati për Tiranën 

Ora 16:24 Meta: firmosëm koalicionin, për Tiranën do jetë një emër gjithë përfshirës
Kreu i LSI, Ilir Meta i cili ka qenë edhe i pari që ka dalë nga ky takim duke deklaruar se firmosën koalicionin, ai theksoi se emri për Tiranën do të jetë gjithpërfshirës, por pa përmendur emrin.

"Firmosëm koalicionin, ishte i gjerë gjithë përfshirës. Për Tiranën do jetë një emër gjithë përfshirës, nuk ishim për emrin, emri i koalicionit është gjithëpërfshirës." -tha Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Turistja franceze rrëzohet në një përrua dhe mbetet e gjymtuar, nxirret me helikopter nga lugina! Dërgohet për kurim në Tiranë

Përmet/ Turistja franceze rrëzohet në një përrua dhe mbetet e gjymtuar, nxirret me helikopter nga lugina! Dërgohet për kurim në Tiranë