​Veshja e duhur për këtë fillim Vjeshte

​Veshja e duhur për këtë fillim Vjeshte
Pushimet mbaruan vërtet, tani nis shkolla. Mbyllini në sirtare veshjet e lehta, vjeshta po troket dhe kërkon tjetër veshje mbi lëkurë. Një ide sesi të vishesh në këtë fund vere dhe fillim vjeshte sjellin fotot që ju publikojmë si më poshtë. Xhaketat lëkurë, gjysëm çizmet, por edhe pantallonat e shkurtra janë më të preferuarat. Shkas marrim nga vajzat më të pëlqyera të sfilatave. Janë ato më të fotografuarat dhe në jetën e përditshme.

Gigi Hadid në New York fotografohet me pantallona të shkurtra dhe një xhaketë lëkure. Versionin sport e sjell dhe Rihanna, me veshje ‘extra large’, me stampë. Një tjetër ikonë mbetet Kendall Jenner me xhinse, çizme e bluzë transparente.

Të këndshme janë dhe bluzet e vajzës së Cindy Crawford, Kaia Gerber 15 vjeç, e cila nuk ngurron të nxjerrë shpatullat, duke u kombinuar me kapele bejzbolli.

Një tjetër protagoniste e stilit vjeshtak 2016, është xhateka ushtarake që vesh Hailey Baldwin.

Por pas nuk mbetet as Taylor Swift me një veshje palicetë të shkurtër, e cila konsiderohet si një mbretëreshë e tendencave më të reja për adoleshentët.  

Kurse Kendall Jenner rikthen modën e xhaketave kauboj. Stili i Perëndimit të egër vjen bukur në trupin e vajzës së imët të pasarelave. E në gjithë këto xhaketa, sigurisht mund të keni një bluze ku duket pak dhe reçipeti. Mos kini turp, stili vjeshtak pranon shumë gjëra.

Gigi Hadid
gigi

Kendall Jenner
foto, modele

Rihanna
rihanna

Taylor Swift
taylor

Hailey Baldwin
hailey
Stella Maxwell

Kaia Gerber
modele

Redaksia Online
da.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump