​Vidal te Chelsea? Ancelotti
përgjigjet shkurt: Gjepura

​Vidal te Chelsea? Ancelotti<br />përgjigjet shkurt: Gjepura
Trajneri i Bayern Munih, Carlo Ancelotti, i ka cilësuar zërat për transferimin e Arturo Vidal te Chelsea si gjepura.
 
Kiliani, i cili ka luajtur nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte te Juventis, ndezi spekulimet me një "like" në Instagram, në profilin e një faqeje tifozësh të bluve. Në profil, veç lajmit për transferimin, ishte postuar edhe një foto e tij dhe Contes, nga koha te Juventus.
 
Ancelotti, i cili aktualisht gjendet me skuadrën bavareze në Doha të Katarit, kur u pyet për zërat e merkatos, tha: "Këto janë absolutisht gjepura".
 
The Sun kishte shkruar më parë se Conte ishte takuar me lojtarin dhe agjentin e tij, duke rënë dakord për transferimin gjatë merkatos së janarit, për 34 milionë sterlina.
 
Gjatë këtij sezoni, Vidal ka luajtur në 21 ndeshje, duke shënuar tre gola për Bayern.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar