Ndodh në Shqipëri. Arbitri nxjerr kartonin e kuq, por lojtarët e detyrojnë t'a fusë në xhep.
Episodi është regjistruar gjatë ndeshjes Kukësi-Flamurtari, e vlefshme për javën e 15 të Superiores, e luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri” në qytetin verilindor.
Në minutën e 92-të, arbitri Olsi Sokoli ndaloi lojën dhe tentoi të nxirrte kartonin e kuq, pasi Alvesh bëri faull në hyrje të zonës së Kukësit.
Por ka qenë protesta e lojtarëve vlonjatë që e ka detyruar atë të tërheqë vendimin.
Kjo është një nga episodet e rralla në futboll, kur futbollistët detyrojnë arbitrin të fusë në xhep kartonin.
/Shqiptarja.com