​VIDEO/ Futbollisti i Ajax-it pëson
dëmtime të pakthyeshme në tru

​VIDEO/ Futbollisti i Ajax-it pëson<br />dëmtime të pakthyeshme në tru
Futbollisti 20 vjeçar, Abdelhak Nouri ka pësuar dëmtim serioze dhe të pakthyeshëm në tru të shtunës në miqësore mes Ajax dhe Ëerder Bremen.

Nouri ka pësuar aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës) dhe kjo ka bërë që të ketë mungesë oksigjeni në tru, duke pësuar dëme serioze dhe të përhershme.

Sipas një njoftimi të klubit, shanset që ai të shërohet janë zero, pasi pjesa më e madhe e trurit të talentit 20 vjeçar nuk po funksionon.

“Pjesa më e madhe e trurit të Nouri nuk është duke funksionuar, kjo ndoshta për shkak të mungesës së furnizimit me oksigjen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për këtë ka folur edhe vëllai, Abderrahim Nouri, i cili mes lotëve deklaroi se edhe nëse zgjohet nga koma, nuk do të jetë kurrë i njëjtë.

“Nëse ai zgjohet, nuk do të mund të mendojë, nuk do të mund të hajë, nuk do të mund të pijë, të flasë të ecë dhe as t’i njohë njerëzit. Praktikisht nuk do të funksionojë normalisht”, ka deklaruar Abderrahim Nouri.

Pas këtij lajmi kanë reaguar shumë lojtarë dhe personalitete të futbollit

“Më vjen për atë që ka ndodhur me Nourin. Jemi me ty, qëndro i fortë”, ka shkruar Suarez.

“Lajme shkatërruese rreth Abdelhak Nouri. I uroj atij dhe familjes gjithë fuqinë e botës”, shkruan Van Persie.

“Lajm i tmerrshëm. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë tek Abdelhak Nuri, familja e tij, miqtë e tij dhe FC Ajax”, shkruan Ruud van Nistelrooy.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën