TIRANE-Ishte koha kur gjykohej djali i diktatorit, Enver Hoxha, Ilir Hoxha. Pjesë e arkivit të rrallë të Associated Press është dhe kjo video, ku demokrati i sotëm Arben Ristani mbronte djalin e diktatorit si avokat i tij.
AP sjell pamje nga gjyqi, momentet kur Ristani mbronte të akuzuarin në gjyq si dhe një përshkrim të detajuar të situatës në vitet 1995.
Sot Arben Ristani është një figurë e njohur e Partisë Demokratike ku pas disa funksionesh, sot gëzon atë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.
Associated Press zbulon pamje të reja ekskluzive të djalit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha i cili është duke u gjykuar nga një gjykatë në Tiranë në vitin 1995, ku akuzohet se ka mbrojtur emrin e të atit gjatë një interviste për një gazetë.
Sipas akuzës me një retorikë të tillë ai ka shkaktuar crregullime civile. Megjithë mbrojtjen e Ristanit, djali i Enver Hoxhës u dënua. Ilir Hoxha u dënua me 1 vit arrest shtëpie.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO