Pema për të cilën po shkruajnë është pema më e vetmuar në botë, kjo për shkak se është e vetmja pemë e llojit të vet dhe ruhet si një ekzemplar i rrallë që na vjen nga lashtësia.
 
Kjo pemë ka ekzistuar që prej 300 milionë vite më parë, në kohën e dinosaurëve, ku pemë të tilla mbulonin 20% të të gjitha pemëve nëpër botë.
 
Me zhdukjen e dinosaurëve, edhe të kafshëve të tjera të asaj epoke, filluan të rriteshin të tjera pemë, ndërsa ky lloji peme filloi të zhdukej.
 
Në shekullin XVIII-të, këtë lloj peme e  gjeti E. Ëoodi, sipas të cilit mori emrin dhe pema.
 
Tashmë ka mbetur vetëm një e tillë dhe ruhet me shumë kujdes në “Key Garden” në Londër.
 
Mbetur në një cep të kopshteve mbretërore të Londrës, në shikim të parë, ajo i ngjan një peme palme, por kjo mostër e lashtë është tepër e rrallë.
 
Gjatë mijëvjeçarëve, epoka e kësaj peme mbaroi dhe në rastin e “Encephalartos Ëoodii”, kemi të bëjmë vetëm me një ekzemplar mashkull.
 
Kjo pemë është me të vërtetë beqari më i vetmuar në Tokë.