Një video e publikuar nga mediat ndërkombëtare tregon momentin kur dy politikanë ukrainas, konfliktuohen me grushte me njëri-tjetrin në studion televizive.
 
Ata ishin të ftuar në një emision dhe pas përfundimit të tij, janë përleshur me njëri-tjetrin.
 
Shkak i sherrit ka qenë pikërisht situata e tensionuar në Ukrainë mes filo-rusëve që mbështesin rebelët në lindje dhe forcave qeveritare të cilët vijojnë përpjekjet për të vendosur paqen.
 
Edhe sherri mes dy politikanëve në studion televizive, njëri filo-rus dhe tjetri anëtar i Parlamentit Ukrainas, ka pasur si zanafillë pikërisht tensionin e gjatë në Ukrainë dhe ndikimin rus në të.