Mark Zuckerberg në një video të hedhur në rrejetin social Facebook, ka prezantuar trajneren e tij personale të palestrës, vajzën e tij të vogël Maxima.
 
Në videon e hedhur nga bosi i Facebook, ai shihet duke bërë stërvitje me vajzën e tij qe e mban në një jelek në shpinën e tij.
 
Video është bërë në shtëpinë e Zuckerberg në Palo Alto, të Kaliforni-së dhe duket qartë që babë e bijë po kënaqen shumë duke humbur kalori.