Paraditen e sotme policia e Vlorës ka vënë në pranga një 23-vjeçar me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
 
I arrestuari është shtetasi M.G., banues në Vlorë, i cili u arrestua në flagrancë, në ambjentin ku kultivonte bimët narkotike.
 
Policia ka sekuestruar bimët narkotike në cilësinë e provës materiale, ndërkohë Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën arrest me burg të riut.
 
Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com