VLORË- Prej dy javësh vazhdon në Vlorë askioni i drejtorisë së ujësjellësit për ndërgjegjësimin e komunitetit me qëllim shmangien e shpërdorimit të ujit të pijshëm.
Sipas drejtorit të ujësjellësit Vlorë, Dorian Xhelilaj i cili ka nisur aksionin me forca të shumta të ujsjellësit, u shpreh se ka shumë abuzime me ujin e pijshëm dhe për këtë i kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi sezoni i verës ka edhe temperatura të larta.
Sipas Xhelilajt, aksioni më së shumti është për të informuar dhe ndërgjgjësuar qytetarët se në rast shpërdorimi uji apo edhe ndaj atyre që janë debitor, do të ketë masa ndëshkuese.
“U bënë dy javë që kemi ndërmarrë këtë aksion, ku përveç lidhjeve të paligjshme që kemi evidentuar, sot kemi marrë një aksion edhe për ndërprerjen e abuzimit me furnizimin me ujë të pijshëm, pasi depozitat e qytetarëve janë të mbushura.
Problemet janë të gjithanshme, jo vetëm për abuzimin me ujin e pijshëm, ju bëj thirrje qytetarëve për një bashkpunim sa më të mirë qoftë me ne, ashtu edhe me komunitetin ku jetojnë. Do të ketë masa ndëshkuese, ne jemi duke informuar këtë herë duke ndërhyrë, por herën e dytë do të ketë masa ndëshkuese për të gjithë”, shprehet Xhelilaj.
Ai bën thirrje për bashkëpunimin e komuniteit, pasi sipas tij uji eshte burim jete dhe nuk duhet abuzar me të.
Aksioni i nisur prej dy javësh pritet të sjelli edhe sensibilimin në radhët e qytetarëve pasi , sipas Xhelilit qytetit i Vlorës ka qenë problematik lidhur me pagesën e detyrimeve dhe shpërdorimin e ujit të pijshëm.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com