VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot, në Pikën e Kalimit Kufitar, një person të shpallur në kërkim.
 
Bledar Aliaj, 25 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë ishte dënuar me 1 muaj burg nga Gjykata e Lushnjes për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
 
Ai u shoqërua për në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprimet e mëtejshme të arrestimit të tij.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com