VLORË- Një 24 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë Ervis Karçanaj, 24 vjeç, banues në Velsh,Vlorë, u arrestua, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër, kanë kanosur me armë dhe kanë dhunuar fizikish një grua me inicialet F.S.
Mësohet se F.S ka qenë e martuar me shtetasin me inicialet SH.S, por që prej kohësh kanë konflikt pronësie për shtëpinë me njëri-tjetrin, dhe kjo mund të jetë një mënyrë kërcënimi ndaj gruas për ta detyruar atë të largohet nga shtëpia.
Ky dyshim vjen pasi Ervis Karçanaj është nipi i shtetasit Sh.S.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia arreston një shtetas, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, pasi kanë hyrë në një banesë, kanë kanosur me armë zjarri të zonjën e banesës, duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj.
Më datë 14.08.2017 rreth orës 01:30, Salla Operative Vlorë njoftohet se në një banesë në fshatin Brataj, ka të shtëna me armë zjarri.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se është qëlluar me armë në banesën e shtetasit Sh.S dhe F.S.
Autorët kanë qënë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar më armë në pjesën e brendshme të banesës, (në korridor), kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases F.S, dhe më pas janë larguar menjëherë.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se ish bashkëshortët (shtetasit Sh.S. dhe F.S), të cilët janë ndarë ligjërisht, kanë konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetërin për çështje pronësie.
( Dyshohet se dy shtetasit kanë hyrë në banesë, për të kanosur me armë shtetasen F.S., ku kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj saj, si një formë kërcënimi për tu larguar nga banesa e ish bashkëshortit të saj).
Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve që policia nisi për identifikimin dhe kapjen e autorëve u bë e mundur kapja dhe ndalimi i njërit prej tyre, konkretisht:
Ervis Karçanaj, 24 vjeç, banues në Velsh,Vlorë.
Ky shtetas rezulton të jetë nip i shtetasit Sh.S., ku së bashku me autorin tjetër (ende të paidentifikuar nga policia), kanë hyrë në banesë dhe kanë kanosur shtetasen F.S..
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com