Vlorë- Në mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:15 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në zonën pranë Marinës.
Nga të dhënat praprake dyshohet se është qëlluar në ajër me kallashnikov pasi në vendngjarje janë gjetur rreth 20 gëzhoja.
Policia ka ngritur grupe kontrolli në pikat kryesore të qytetit dhe është duke krehur zonën për të zbuluar autorët.
Policia ende nuk ka një konfirmim nëse ka qënë një përplasje me armë apo është qëlluar në ajër, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi për shtyp i Policisë Vlorë
Vlorë
Rreth orës 23:15, në lagjen "Hajro Çakërri", pranë vendit të quajtur "Bishti i Kalldrëmit" dyshohet se ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe nuk ka konstatuar asnjë person të lënduar apo dëme të tjera.
Në vendngjarje policia ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja.
Janë ngritur grupe kontrolli dhe po punohet për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO