VLORË – Gjatë një aksioni të Delta Forcë në bashkëpunim me Policinë Kufitare është zbuluar një bazë për tharjen e kanabisit.
 
Në bazën e ndërtuar në fshatin Bishan, po bëhej tharja e rreth 2 mijë rrënjëve kanabis.
 
Bashkë me rrënjët e kanabisit, policia ka sekuestruar edhe një armë dhe sende të tjera.
 
kanabis
(Në foto: Bazapër tharjen e kanabisit në Bishan)

Ndërkohë një person i cili shërbente si roje e bazës është larguar në momentin që ka pikasur mbërritjen e forcave të policisë.
 
Po gjatë këtij operacioni, Delta Forcë dhe Policia Kufitare ka asgjësuar edhe 600 rrënjë të tjera në fshatin Poro.