Tre hektarë pisha janë djegur pranë pyllit të Sodës për shkak të një zjarri të rënë ditën e sotme.

Edhe pse Bashkia e Vlorës kohë më parë njoftoi se pylli i Sodës do të ruhej nga policia bashkiake, dora e njeriut apo temperaturat e lart akant bërë që zona e pyllit të Sodës të përfshihet nga flakë të mëdha.

Zjarri ka rënë që në orët e para të mëngjesit, dhe i favorizuar edhe nga era ka bërë që të përhapet me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë shkuar tre makina zjarrfikëse dhe rreth 20 forca policore në përpjekje për të neutralizuar flakët. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe banorë të zonës si dhe punëtorë t firmave private që ruajnë objektin e Petroliferës.

[gallery]23304[/gallery]

Redaksia Online 
J.Sh Shqiptarja.com