Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas boshnjak, pasi akuzohet si autor i dy vjedhjeve në dy argjendari në qytetin verior.
Në pranga ka rënë Hamdija Rahiç, 59 vjeç, banues në Bosnjë-Hercegovinë. Ai akuzohet se, ka vjedhur disa varëse floriri në dy argjendari në Shkodër.
Kanë qenë vetë pronarët e dyqaneve ata që kanë kallëzuar penalisht boshnjakun në polici, ndërsa si prova që dëshmojnë veprën e tij kanë shërbyer pamjet filmike të kamerave të sigurisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(e.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com