Një prej autorëve të vjedhes së dy ditëve më parë në qytetin e Vlorës, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit, i janë vjedhur një shtetasi një shumë monetare prej 4 mijë eurosh, është arrestuar.
Në pranga ka rënë shtetasi Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në qytetin e Vlorës, ndërkohë që polica bën me dije se hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit tjetër.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kapet dhe arrestohet bashkëpunëtori i vjedhjes me armë të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë.
Më datë 30.06.2017, rreth orës 23:00, në lagjen "24 Maji" Vlorë, pranë vendit të quajtur "Ish-fusha e drurëve", një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volksëagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Pas hetimeve intensive, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasin:
· Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit tjetër.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 140 dhe 25 i Kodit Penal.
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com