​Vodhi lopët në Greqi, policia e
procedon për kontrabandë

Një 45-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se ka vjedhur bagëti në shtetin grek.
 
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Dhimitër Karabinaj, banues në fshatin Kotë, në Vlorë, i cili është kapur nga policia në afërsi të fshatit Pandalejmon, të Bashkisë Finiq,  pasi rezultoi se kishte vjedhur 6 bagëti të trasha (lopë), për të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi.
 
Sipas asaj që bën të ditur policia, vjedhja mund të jetë bërë në bashkëpunim me persona të tjerë, ndërkohë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre janë duke vazhduar.
 
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda e mallrave të tjerë” dhe Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
 
Njoftimi i plotë:
 
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
 
- Dhimitër Karabinaj, 45 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
 
Më datë 03.07.2017, rreth orës 13:30, shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi në afërsi të fshatin Pandelejmon të Bashkisë Finiq, ku rezultoi se kishte vjedhur 6 bagëti të trasha (lopë), dyshohet në shtetin Grek.
 
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas e ka realizuar vjedhjen në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
 
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", parashikuar nga nenet 174, 297/25 të Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni