Ish-bashkëshorti, vrasësi i gjyqtares së ndjerë Fildese Hafizi kërkon lirinë nga Gjykata e Apelit pranë Krimeve të Rënda.
Dy javë pasi ndaj tij u caktua masa e sigurisë arrest me burg, deri në përfundim të hetimeve, Fadil Kasemi ka depozituar një kërkesë për liri nga qelia me argumentin se ka dy fëmijë të mitur për të rritur.
Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet javën e ardhshme ndërsa në gjykatë ai pranoi autorësinë e vrasjes së ish gruas Fildese Hafizi pa shpjeguar motivin e krimit të ndodhur më 31 gusht 2017.
Pas vrasjes fëmijët e quajtën babain 'monstër'
Një ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj, ka qenë vajza e mitur e cila ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook.
Në mesazhin e saj, e bija e gjyqtares Fildeze Hafizi shkruan se e ëma tashmë është një engjëll që i ruan, ndërsa shprehet se i ati i saj është një monstër që nuk meriton as të marrë frymë.
"Kushdo që e njihte mamin tim e adhuronte kurajon forcën inteligjencën dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim ÇDO FUNDJAVË te i ashtëquajturi “babi” që ka qenë dhe gjithmone do të jetë një monstër që nuk meriton të marri frymë", ka shkruar ndër të tjera në postimin e saj e bija e gjyqtares së ndjerë.
Fadil Kasemi e vrau Fildes Hafizin 8 muaj pasi kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar me 4.6 vite, pasi në 2015 kishte bërë tentativën e parë për vrasjen e ish-gruas.
Ngjarja ndodhi mesditën e 31 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Fadil Kasemi e ka pritur për disa orë ish-bashkëshorten e tij poshtë pallatit.
Fildeze Hafizi ishte duke parkuar makinën e saj tip Mercedez-Benz, poshtë pallatit ku ajo jetonte bashkë me djalin dhe vajzën e saj.
Pikërisht në momentin që ka parkuar makinën, nga krahu i pasagjerit është afruar ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Fildeze Hafizit, e cila ishte ende në timon.
39-vjeçarja Hafizi, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës dhe nënë e dy fëmijëve i kishte dhënë fund martesës dy vjet më parë ndërsa kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë. 3 muaj përpara se Fildes Hafizi të kërcënohej me armë në plazhin e Golemit, ajo kishte bërë denoncim në Prokurorinë e Tiranës kundër ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemit, por në mënyrë arbitrare organi shpërfilli këtë procedim

(Fildese Hafizi dhe Fadil Kasemi)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com