​Vrasja e 16-vjeçarit në Kosovë
arrestohet i dyshuari dhe një vajzë

​Vrasja e 16-vjeçarit në Kosovë<br />arrestohet i dyshuari dhe një vajzë
Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e mbrëmjes së të dielës dy persona, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka.
 
Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë, për t’i proceduar më tej në fazat e tjera të procesit hetimor, ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
 
“Ndaj 2 të arrestuarve, një femër dhe një mashkull, që të dy të mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë”, ka thënë Borovci.
 
Sipas Express vajza e arrestuar është e dashura e të dyshuarit për vrasjen e Zekës.

Ngjarja ndodhi ditën djeshme ku adoleshenti u vrara me katër plumba në Prishtinë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre