Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se VV është partia më e madhe në Kosovë.

Ai nga sheshi i Prishtinës ka thënë se VV është rritur dyfish më shumë në këto zgjedhje, trasmeton Telegrafi.

“Krahasuar me qershorin e vitit 2014, Vetëvendosje është rritur për 120 për qind. Ndryshimi dhe fitorja në Kosovë e kanë një emër, një datë dhe një numër. Emri është Vetëvendosje, data 11 qershor. Në këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejt protestave. I dhanë të drejte rezistencës në Kuvendin e Kosovës. U vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtë shtetit të së drejtës”, ka theksuar Kurti.

Vetvendosja ka nisur festimet e parakohshme për rezultatin e arritur deri më tash.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com