​Xhevdeti, babai i Sislej Xhafaj
një muaj me ekspozitë në Tiranë

​Xhevdeti, babai i Sislej Xhafaj<br />një muaj me ekspozitë në Tiranë
"AUTOBIOGRAFIA" quhet ekspozita e piktorit kosovar Xhevdet Xhafaj, që do të çelet nga 14 Shtator deri më 14 Tetor në Galerinë e Kombëtare të Arteve në Tiranë.
 
Veprat e artistit, që prej vitesh ekspozohen në Galeritë e Europës, do të prezantohen në Galerinë Kombëtare sipas konceptit kuratorial të James Walmsley-it.
 
Galeria Kombëtare e Arteve, njofton se “ekspozita është realizuar në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor të dy ministrive përgjegjëse të Kosovës dhe Shqipërisë dhe ceremonia e hapjes së saj do të bëhet në më 14 shtator në orën 19:30.”
 
Sipas kuratorit James Walmsley: “Xhevdet Xhafa ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita internacionale ku ka fituar mirënjohje të shumta dhe është mirëpritur si artist. Nga ato do të veçohen: Ekspozita kolektive në Rockfeller Gallery në New York, ku veçohen veprat e Xhafës. Ekspozita e arteve bashkëkohore në Wellington/Sidney –Australia ku marrin pjesë shumë artist me mëse 100 piktura, skulptura edhe foto artistike”.
 
Kritiku francez Oskland Strari ka thënë për Xhevdet Xhafaj se “Arti jugosllav nuk paraqet fuqi botërore në aspektin artistik, megjithatë ka disa artistë, rëndësia e të cilëve i tejkalon kufijtë e tij”.
 
Ky kritik përmend veprat e Shutelit, Xhafës, Rotarit dhe Abramoviqit.
 
Për të njohur më shumë veprimtarinë e Xhafaj organizatorët e ekspozitës kujtojnë prezantimin e tij në Galerinë moderne të arteve bashkëkohore në Romë, ku pjesëmarrës ishin 60 krijues, duke u shprehur më tej se Xhafaj prapë veçohej në mesin e 11 artistëve edhe kur u hap ekspozita Alternative e Artit tonë bashkëkohor në Vjenë, Austri, ku përsëri artisti u cilësua si shembull i individualitetit tonë në rrafshin e artit bashkëkohor.

Xhevdet Xhafaj
  (Xhevdet Xhafa)
Xhevdet Xhafaj
   ("AUTOBIOGRAFIA", nga Xhevdet Xhafa)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime