Vrasja e Genc Mhillaj e  ndodhur në fshatin Mali i Jushit në Shkodër, rreth një vit më parë, ka çuar në arrestimin e dy vëllezërve të cilët policia i ka identifikuar si autorë të vrasjes së 42- vjeçarit.

Në pranga ka rënë Lin Mujeci, 38 vjeç dhe vëllai i tij Kreshnik Mujeci, 30 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim. Vrasja e Genc Mhillaj ndodhi më 6 tetor të 2016 rreth orës 11:00 te ura në fshatin Mali Jushit. Menjëherë pas vrasjes është shpallur në kërkim 21- vjeçari, Jozef Mujeci.

Si ndodhi vrasja e Genc Mhillaj në 6 tetor të 2016
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 11 00 të së enjtes pranë fshatit Mali i Jushit. Genc Mhillaj (Pjetri) 42 vjec nga Torovica është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën. Viktima Genc Mhillaj, 42 vjeç ka qenë duke drejtuar automjetin tip kamionçinë me targa AA 609 IV i cili ka qenë ngarkuar me miell dhe misër. Viktima ka qene duke ecur ne rruge ndersa Mujeci e ka ndalur dhe e ka thirrur për të biseduar.

Pranë urës së Malit të Jushit ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Mhillaj ka tentuar te largohet me vrap, po autori e ka ndjekur dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Për pasojë viktima është rrëzuar në fushë. 42 vjeçari Genc Mhillaj ka ndërruar jetë menjëherë pasi plumbi e ka goditur në ballë. Nga ana tjetër autori është larguar me shpejtësi në drejtim të Torovicës.

vrasja shkoder
Genc Mhillaj (Pjetri) 



Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 2 persona të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të vrasjes me armë zjarri të shtetasit G.M. ndodhur 1 vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër
Me datë 06.10.2017, strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar " One Year ".

Si rezultat i tij , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim , dhe konkretisht e shtetasve :
- Lin Mujeci , 38 vjeç, banues në Torovicë - Lezhë
- Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , banues në Torovicë - Lezhë
Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .

Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale " Vrasje me paramendim " kryer në bashkëpunim ' Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit " parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal.

[gallery]24161[/gallery]