Një 41-vjeçare shqiptare është zhdukur që prej tre javësh në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vendase ka kërkuar ndihmë publikisht për gjetjen e saj.

Hike Lleshi, me origjina nga Shqipëria, është zhdukur që më 23 gusht të këtij viti.

Ajo është përshkruar si 1.55 metra e gjatë, me peshë mesatare dhe flokë të zeza.

41-vjeçarja me shtetësi britanike mbante një valixhe të kuqe në dorë mbrëmjen e 23 gushtit dhe për herë të fundit është parë në rrugën Wigan Road, Leigh.

Policia ka vënë në dispozicion një numër telefoni (101) për të njoftuar kush e sheh Lleshin.

Redaksia Online
(e.g/shqiptarja.com)