​Zhgënjen Partizani, Laçi
e mposht 2-0 në kryeqytet

​Zhgënjen Partizani, Laçi<br />e mposht 2-0 në kryeqytet
Partizani dhe trajneri Mark Juliano zhgënjejnë që në debutimin e edicionit të ri futbollistik.
 
Të kuqtë u mposhtën në mënyrë surprizë nga Laçi në kryeqytet me rezultatin 2 me 0.
 
Në pjesën e parë Partizani prodhoi më shumë volum loje dhe pati një rast të mirë por nuk e shfrytëzoi.
 
Edhe në fraksionin e dytë vendasit e kërkuan më shumë golin por ishin kurbinasit që kaluan në avantazh duke shfrytëzuar gabimet në mbrojtje.
 
Në minutën e 59-të ishte Kallaku ai që shënoi për Laçin duke i dhënë avantazhin.
 
Kurbinasit nuk u mjaftuan me vetëm një gol në “Selman Stërmasi”, por gjetën edhe të dytin në minutën e 70-të me Eskarda.
 
Me fitoren 2 me 0 të Lacit mbyllet ndeshja ndërsa Partizani merr një goditje që në start.
 
Në ndeshjen tjetër të ditës Vllaznia mposhti Lushnjen 2 -0 në Fier.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara