"Nuk besoj se informacionet për të janë të vërteta. E shoh të lumtur këtu, sepse kjo është shtëpia e tij. Po punon mirë, e shoh shumë të përfshirë në projekt. Për çka thuhet nuk besoj të jetë e vërtetë, megjithatë pyesni atë”, tha Zidane sot, në një konferencë për shtyp.
Në lidhje me Juventusin është përmendur shpesh edhe kolumbiani James Rodriguez, i cili ka thënë se po e mendon largimin.
"James është një lojtar i rëndësishëm i Realit, me të sillem njësoj si me gjithë të tjerët. Të gjithë janë të rëndësishëm e do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kam folur me të, i thashë që nëse dëshiron të qëndrojë në klubin më të mirë në botë nuk ka shumë për të thënë, përveçse të vazhdojë të punojë", thotë francezi.
Një vit si trajner i Realit është një arritje e rëndësishme për Zidane. "Ndihesha më i stresuar për prezantimin, tani i përket së shkuarës dhe nesër kemi ndeshje, për të cilën shqetësohem më tepër se sa për prezantimin. Mund dhe duhet të përmirësohem”.
d.i./Shqiptarja.com
