Zv minsitri i Drejtësisë: KLD shkel lidhin me magjistratët. Emërimi i magjistratëve me short nga ana e KLD-së duke anashkaluar renditjen sipas rezultateve dhe vlerësimit nga shkolla e magjistraturës është komentuar edhe nga ZV ministri i Drejtësisë Arben Isaraj.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Isaraj shkruan se politika e KLD-së shkeli ligjin dhe zëvendësoi votën me shortin
"Politika e KLD-së që shkeli ligjin dhe zëvendësoi votën me shortin.
Në Shqipëri, KLD-ja sipas ligjit të organizimit dhe funksionimit të saj (neni 30) i emëron gjyqtarët me VOTAT e shumicës së anëtarëve dhe jo me SHORT.
Anëtarët e KLD-së në zbatim të ligjit, përpara votimit njihen me listën e konkurenteve me të dhënat, cilësitë dhe aftësitë e tyre si dhe rezultatet e testimit individual.
Në Shqipëri, sipas ligjit KLD-ja zgjedh me short vetëm Kolegjin Zgjedhor, nga lista e gjyqtarëve të Apelit.
Po në Shqipëri, ka ende një Ligj në fuqi , ai "PËR SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", i cili në nenin 20-të tij, pas neneve 19 dhe 19/1, ndër të tjera thotë:
....."Drejtoria e shkollës i dërgon Presidentit të Republikës të dhënat e procesit të vlerësimit për të bërë emërimin përfundimtar të tyre (magjistratëve...i imi) në vendet vakante, në përputhje me shkallën e vlerësimit të tyre nga shkolla, pas propozimeve të bëra, përkatësisht, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për gjyqtarët dhe nga Prokurori i Përgjithshëm për prokurorët".....
Shkelja e këtyre neneve, është rasti më i ri ku "Politika" e KLD-së i "bën" Ligjet në fuqi të papërdorshme, të pazbatueshme dhe të pavlefshme."-shkruan Isaraj.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com