May Ashworth ka shkruar: “Ju lutem më përktheni këta numra romakë mcmxcviii, faleminderit”.
Në vetëm pak ditë postimi është ripublikuar më shumë se 11,000 herë. Ben e ka pyetur gjyshen se përse ishte treguar aq e sjellshme ndaj Google dhe ajo është përgjigjur se kishte idenë që pas ekranit fshihej një njeri që u përgjigjej pyetjeve. Dhe sigurisht ajo ka menduar se nëse do të fliste me mirësjellje, ata do t’i përgjigjeshin më shpejt.
Punonjësit e Google kanë vendosur t’i përgjigjen May, Ata kanë shkruar: “E dashura gjyshja e Benit. Shpresoj të jeni mirë. Në miliarda kërkime, i yti na bëri për të qeshur. Oh dhe është 1998. Faleminderit"!
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com