2734 testime, 384 të shëruar, 879 raste të reja dhe 12 humbje nga COVID! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë të infektuar në spitalet COVID: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç. Janë kryer 2734 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkaq numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Kurse vetë ministria nuk ndal apelet ndaj qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së pandemisë, që të shmangin kontaktet, të mbajnë maskën presonale dhe të ruajnë kujdesin për higjienën.
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të njerëzve tuaj të dashur. U drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", apelon ministria.
COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 879
Të shëruar ne 24 orë 384
Të shtruar në spitale 455
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.734
Testime totale 219.175
Raste pozitive 47.742
Raste të shëruara 24.520
Raste Aktive 22.233
Humbje jete 989
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12034
Fier 1702
Durrës 1384
Korçë 1132
Vlorë 1117
Shkodër 1026
Elbasan 936
Berat 821
Lezhë 808
Gjirokastër 545
Kukës 439
Dibër 289