KORÇË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi me rastin e 87-vjetorit të lindjes ka vizituar vendlindjen e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli.
Në fjalën e tij, Ruçi u shpreh se Dritëro Agolli mbetet diamant i botëve shqiptare, i cili i dhuroi fisnikërinë e tij parlamentit shqiptar.
Dritëroi diamant i botëve shqiptare dhe shenjt i letrave shqipe. Ai i dhuroi fisnikërinë e tij parlamentit, ndërsa mbetet borizani i reformimit të socialistëve. Dritëroi, Shqipëria alternative nën totalitarizëm e në demokraci.
Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë pas një beteje me sëmundjen në mushkri.