88 Kryekomisarë po i nënshtrohen testimit me shkrim për të fituar gradën Drejtues, ndërsa 20 Drejtues për të fituar gradën Drejtues i Parë. Testi po nisi sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Aktualisht, në strukturat e Policisë së Shtetit, janë 40 vende të lira për Drejtues dhe 12 vende të lira për Drejtues të Parë. Sipas Policisë, javës tjetër do të zhvillohet edhe testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Komisar dhe Kryekomisar.
Procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe po mbikëqyret nga AMP dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit.