Buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë më shumë krahasuar me parashikimin fillestar për të njëjtin vit, duke shënuar rritjen më të madhe për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rritja e financimit synon të përmirësojë drejtpërdrejt kujdesin ndaj qytetarëve, cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen sociale për familjet.
Gjithashtu, njoftohet dhe dyfishimi i pagesës së aftësitë së kufiizuar për fëmijët, duke mbështetur 10 mijë e 240 të mitur, si dhe njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë e 657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar.
Nga ky buxhet, sipas Ministrisë, do mundësojë rritjen e pagave të bluzeve të bardha, dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, me synim modernizimin e shërbimeve spitalore.
“Mirëmëngjes me lajmin e mirë se 8.9 miliard lekë më shumë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vitin 2026 krahasuar me parashikimin fillestar për të njëjtin vit, duke shënuar rritjen më të madhe për buxhetin e MSHMS- së.
Rritja e buxhetit për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale është investim i drejtpërdrejtë te qytetari, te kujdesi cilësor dhe te një e ardhme më e sigurt për çdo familje”, thuhet në postimin e publikuar.
Komente





