8-Marsi ndryshe për gratë e Selenicës/ Vullnet Sinaj: Meritojnë më shumë sesa kaq

E kthyer tashmë në traditë për të dytin vit radhazi deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj ka mbledhur gratë e Bashkisë  së Selenicës për të festuar ndryshe festën e 8 Marsit. Deputeti Sinaj u shpreh shumë i lumtur që kjo traditë  vazhdon  dhe sipas tij gratë meritojnë shumë më tepër se kaq.

"Të mbledhësh zonja nga gjithë Labëria është pak e vështirë, por dëshira e madhe për të festuar këtë festë kaq të rëndësishme të juaj, që simbolizon gjithmonë sakrificën që kanë bërë zonjat dhe gratë në të gjithë botën për të fituar të drejtat e tyre. Edhe kjo festë është e përbashkët, por duam t'u tregojmë burrave të Labërisë që  gratë labe janë më të forta se burrat" tha Vullnet Sinaj.

Sipas, deputetit Vullnet Sinaj, të mbledhësh gratë dhe femrat e lumit të Vlores dhe të Laberisë është e vështirë, por sot në këtë ditë të shënuar u bë e mundur që të festohet ndryshe.

"Ajo që mua më kishte rënë në sy si deputet ishte që këtu vijonte pak pozicionimi i zonjave dhe grave në rol të dytë. Nisur nga kjo, mendova që festën e 8 Marsit edhe vitin e kaluar edhe këtë vit ti ftoja të gjitha zonjat e Labërisë në një festë të tillë për të gëzuar. Tendenca është që 50% e përfaqësisë në qeverisjen qendrore apo lokale të jetë zonja, të jenë gra.

E vërteta këtu në bashkinë e Selenicës është shumë e pakët, edhe ndonjëherë, duhet ta themi hapur, që edhe pse ka ndonjë zonjë anëtare këshilli duhet të pyetet burri për të vajtur në mbledhje apo jo. Në zgjedhjet e ardhshme PS do të jetë shumë ambicioze në raportin e zonjave me burrat, duhet të kërkojmë të kemi një raport të barabartë" përfundoi Vullnet Sinaj.

Ndërkaq deputeti Sinaj u shpreh se me tendencën që ka qeveria  pozicionimi i gruas në institucione të jetë i barabartë me atë të burrave. Ndërsa i ftoi që duke nisur nga ky 8 Mars, të gjithë gratë e Labërisë të festojnë për të gëzuar, rilindur dhe rizgjuar ndjenjën e kolektivitetit të kësaj zone.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 08/03/2019 18:28

    Shtet hipokritësh Shoqëri hipokritësh, cdo vit në të njëjtën ditë i njëjti refren meritoni më shumë ju nëna motra vajza, dhe cdo vit më shumë femra vriten nga kafshëria Shqiptare, nga egua è burrave inpotent mental, dhe djallëzia e politikës kurvë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille