Kryeministri Edi Rama u ka kujtuar deputetëve socialistë statutin e PS-së gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, duke paralajmëruar ata që kanë shprehur kundërshtime ndaj reformës territoriale.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama u ka theksuar ligjvënësve se miratimi i reformës territoriale është një vendim politik i Partisë Socialiste dhe se kush nuk voton pro, largohet nga partia.
Ndonëse në mbledhjen e kaluar të grupit, Vullnet Sinaj kishte shprehur hapur rezerva ndaj reformës territoriale, burime për gazetaren Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se ligjvënësi socialist ka ndryshuar qëndrim.
Në mbledhjen e grupit, ku ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, mësohet se Sinaj ka votuar pro draftit të PS-së që shkrin 15 bashki. Pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë në seancë Erion Braçe, i cili është shprehur kundër reformës.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Territorialja’ në Kuvend/ Sinaj ndryshon qëndrim, pritet të votojë pro! Opozita: Rama ‘ekzekuton’ 15 bashki! Rrëzohet kërkesa e PD për debat për SHISH






