8-Marsi pa lule nëpër botë/ Protesta dhe manifestime të grave në Itali, Zvicër dhe Austri

Ndërsa në Shqipëri gratë e kanë kthyer 8 Marsin në ditën e tyre të vitit ku presin dhurata e mblidhen nëpër festa, nëpër botë kjo datë vijon të ruajë traditën e protestave dhe të grevave. Pankarta në vend të luleve, thirrje në vend të urimeve, protesta në vend të festave, kjo është mënyra se si kaloi edhe ky 8 mars në shtetet kryesore të botës. Në Spanjë sot mijëra gra kanë bojkotuar punën në fabrika dhe organizata të tjera.

Ato iu bashkuan miliona grave nga mbarë bota të cilat në këtë ditë kundërshtojnë dhunën, pabarazinë dhe diferencimin që i bëhet në paga, në krahasim me burrat. Ishin dy sindikatat kryesore të punës në Spanjë të cilat bënë thirrje për ndërprerje dyorëshe të punës, ndërsa organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave kërkuan që pushimi të zgjasë 24 orë. Gratë në Spanjë protestuan nën moton “1 mijë arsye”.

Protesta të grave pati edhe në shtete të tjera, Itali, Gjermani, Austri, Danimarkë, Zvicër etj. Dita e Parë Ndërkombëtare e Grave është mbajtur më 19 mars të vitit 1911, më qëllimin që atyre tu jepet e drejta e punës, e drejta e votës dhe e drejta për të mbajtur poste publike. Ndërkaq  në ShBA, ngjarjet kishin nisur më herët. Në vitin 1909, u mbajt dita e grave për herë të parë në Amerikë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen