TIRANE - Shoqëria civile nuk do t'i ndalë protestat për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.
"Nisma për Publiken", lëvizja e shoqërisë civile e cila refuzoi të ishte pjesë e një dëgjese publike me kryebashkiakun Erion Veliaj, ka menduar një formë tjetër proteste ndaj këtij projekti: Mbjelljen e pemëve në vendin ku do të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i kësaj lëvizje Eljan Tanini tha se projekti betonizon pjesën e gjelbër të kodrës së Liqenit duke radhitur gjithashtu 9 argumenti pse ky investim nuk duhet të bëhet në një zonë të mbrojtur me ligj.
"Kundërshtojmë kategorikisht çdo formë ndërhyrjeje në Parkun e Liqenit dhe u bëjmë thirrje qytetareve të Tiranës, ta mbrojmë Parkun e Liqenit me shpirt. Ju ftojmë që nesër në orën 10:30 të marshojmë paqësisht me pemë dhe lule, duke u nisur nga monumenti i 100 vjetorit në Parkun Rinia drejt Kodrave të liqenit. Do të mbjellim pemë dhe lule", - tha Tanini.

1. Për ndertimin e ketij parku lojrash, që në të vërtetë është një hapësirë më shumë e cila betonizon dhe ndërhyn në 4000 m2 sipërfaqe, nuk është bërë kurrë vlerësimi i ndikimit në mjedis.
2. Dëmtimi i 1 hektari me karakteristikat e pyllit të liqenit, do të thotë se Tiranës nuk do t’i pastrohen më rreth 300 ton gazra helmues.
3. Prerja e një peme të vetme në park do të thotë shkatërrimin e një burimi që prodhon oksigjenin e mjaftueshëm për një familje prej 4 pjestarësh.
4. Ky park ose kënd lojrash në Parkun e Liqenit, nuk e zgjidh problemin e mungesës së hapësirave për fëmijët e Tiranës.
5. Ky investim dëmton rëndë biodeversitetin e qytetit të Tiranës dhe të kësaj zone
6. Materialet të cilat thuhet se do të përdoren për ndërtimin e parkut (në vend të betonit) janë material që akumulojnë ndotje
7. Pjesa ku parashikohet të ndërtohet investimi, është një ndër hapësirat më të parapëlqyera në park për shumë lloje shpendësh qe ndodhen në listën e kuqe të faunës së Shqipërisë dhe mbrohen me ligj.
8. Ky ndërtim, shkatërron trashëgiminë shpirtërore dhe natyrore të qytetit të Tiranës duke e kthyer parkun ne nje zone urbane të komercializuar, të mbipopulluar dhe të zhurmëshme.
9. Investimi I një shume kaq të madhe parash në një zone lluksi, në kushtet kur të gjitha lagjet e Tiranës janë në gjëndje të mjeruar është abuzim dhe keqmenaxhim i fondeve të taksapaguesëve. Investimi brenda parkut, bie në kundërshtim me moratoriumin e pyjeve
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com