Në këtë video shfaqen nëntë qen të rracave të ndryshme të cilët mund të bëjnë gjëra që ju as nuk i keni menduar ndonjëherë. Apple apo ndryshe molla ka talent për të pikturuar. Qenushi i çmendur Conffeti mund të përformojë lëvizje të ndryshme për të kapur një fresbee. Ndërsa Flashy Ferrari mund të “fluturojë” vetëm për të kapur një frisbee.

Qenushi Jackson mund të mbajë ekuilibrin në duart e të zotit të tij. Paige arrin të bëjë mëngjesin duke thekur bukën në toster. Ndërsa qenushja Jasmine është një shtëpiake e vërtetë dhe arrin të bëjë punë të ndryshme, madje dhe të shtyjë karrocën.

Jesse është i zoti të bëjë dhe pazarin në supermarket. Jaz mund të ngasë një scutter nëpër rrugë, por një tjetër qenush i quajtur Norman mundet të ngasë dhe një bicikletë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)