9 të arrestuar nga policia
e Tiranës brenda 24 orëve
Nëntë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit nga policia e Kryeqytetit. Vjedhje me dhunë, prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike si dhe tregtim të mallrave kontrabandë, kanë çuar në prangat e policisë nëntë shtetasit të grupmoshave 16-46 vjeç.
TIRANE - Vjedhje me dhunë, prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike si dhe tregtim të mallrave kontrabandë, kanë çuar në prangat e policisë nëntë shtetasit të grupmoshave 16-46 vjeç.
A.Zefi, 17 vjeç, pasi i ka vjedhur çantën e dorës me shumën prej 2700 lekë dhe një telefon celular Nokia një shtetaseje, është vënë në prangat e komisariatit numër 2. Po nga ky komisariat është bërë arrestimi i Bashkim Hoxha, 24 vjeë, banues në Tiranë, pas deklarimeve të rreme të bëra në polici sikur ishte grabitur në vendin e punës.
Drejtoria e Policisë Tiranë në bashkëpunim me strukturat e Tatimeve, kanë ndërmarrë një sërë masash, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve të rënda të vjedhjeve me dhunë. Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar, filloi procedimin penal për shtetasin Çerçiz Avdia, i vitit të lindjes1949, banues në Tiranë. Në momentin e kapjes i janë gjetur me vete dhe me pas i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bono privatizimi të vlera të ndryshme.
Policia e Tiranë pasi identifikoi një grup kriminal me tendence vjedhjet, bëri të mundur arrestimin e shtetasve, Dorian Alia, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 5 herë për vjedhje, shtetasi me inicialet R. K, 16 vjeç dhe A.Hasandocaj, 17 vjeç. Këto shtetas, me precedentë të mëparshëm penal, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjerin kanë realizuar sëbashku një sërë vjedhjesh të disa shtetaseve, kryesisht të varëseve dhe çantave.
Nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve u ndalua shtetasi në kërkim Pëllumb Maliq Elezi, 41 vjeç, banues në Tiranë. Elezi dyshohet se merrej me shitjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”, në pub-et e ish bllokut, në rrugën “Bardhyl”, si dhe të hoteleve në zonën e Kombinatit, pasi ky shtetas punonte si taksixhi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 5 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
(ar/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
52%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 252
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35