KORÇË - Ish-Drejtoresha Arsimore e qytetit të Lushnjes Liza Tabaku do duhet të kalojë 9 vite në burg për korrupsionin duke shfrytëzuar detyrën e saj. Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Lushnjes e cila shpalli fajtore ish-zyrtaren e arsimit. Po ashtu, djali i saj i cili ishte ndërmjetësi mes personave që jepnin para në këmbim të vendeve të punës në arsim, u dënua me tre vjet heqje lirie. Me 1 vit burg u dënua Rigert Zeneli për të njëjtën akuzë, të ‘sekserit’.
Hetimet zbardhën skemën e punësimit në arsim kundrejt pagesës 5000 euro për llogari të drejtoreshës.
Gjykata ka dhënë vendimin pak ditë më parë, ndërkohë që hetimi dhe gjykimi për këta persona është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Procedura është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet në gjendjen që ishin në dosjen hetimore të Prokurorisë së Lushnjes.
Liza Tabaku sëbashku me djalin e saj u prangosën më 22 nëntor të 2014-ës, ku prokuroria nisi hetimet pas materialit referues të krimit ekonomik të policisë qarkut Fier.
Ndërsa si provë materiale, paratë mes tyre valutë dhe lek shqiptare ju sekuestruan Tabakut dhe djalit të saj, ku një sasi prej 2000 euro u tentua të hidhej në tualetet e policisë së Lushnjes nga ish drejtoresha arsimit.
Akuzat për Tabakun
Ish-drejtoresha arsimore Tabaku akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese ”më shumë se një herë” dhe ”Duke shpërdoruar funksionin publik”.
Akuzat për djalin e ish-drejtoreshës së arsimit
Xhonluko Tabaku, i akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 parag.II i K.Penal, në rrethanën rënduese ”më shumë se një herë”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO