Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli përmes një statusi në faqen e saj ka përkujtuar 26 viktimat e tragjedisë së Gërdecit.
 
Kodheli shkruan se 26 personat humbën jetën për shkak të një biznesi kriminal ende pa autorë të dënuar.
 
"U mbushën 9 vjet nga dita kur një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë. 26 të vrarë, qindra të plagosur e të gjymtuar, qindra e mijëra shtëpi e ëndrra të shkatërruara, biznese të rëna në tokē, për shkak të një biznesi kriminal ende pa autorë të dënuar.
 
I paharruar qoftë kujtimi i atyre fëmijëve, grave e burrave që lanë jetën e tyre në fabrikën e vdekjes në #Gërdec.
 
Kujtojmë për të mos harruar
"deklaron Kodheli.


dy.b/shqiptarja.com