SHBA- Jack Davis, një 9-vjeçar nga Nju Xhersi ka bërë një aplikim pas një njoftimi për punë si “punonjës për ruajtjen e planetit” në Agjencinë Amerikane të Aviacionit dhe Hapësirës (NASA).
Në letrën e aplikimit për pozicionin e “punonjësit të ruajtjes së planetit” të publikuar në faqen e internetit të NASA-s të cilën Davis e ka nisur me fjalinë “E dashur NASA!” shkruhet: “Emri im është Jack Davis dhe dëshiroj të aplikoj për pozicionin e punonjësit të ruajtjes së planetit. Unë mund jam nëntë vjeç, por mendoj se jam i përshtatshëm për këtë punë. Një nga arsyet e kësaj është se motra më thërret ‘alien'”.
Jack thekson se i ka ndjekur pothuajse të gjitha filmat me alienë dhe superheronjë dhe se është mirë në lojërat kompjuterike.
Gjithashtu në letrën e tij, vogëlushi është shprehur se “jam shumë i ri, për këtë arsye mund të mësoj të mendoj si alien”.
Kreu i Departamentit të Shkencave Planetare të NASA-s, James L. Green në letër përgjigjen për Davis ka shkruar se “ne gjithmonë kërkojmë shkencëtarë dhe inxhinierë të shkëlqyer për të na ndihmuar, prandaj shpresoj që do të studioni shumë dhe të jeni të suksesshëm në shkollë. Ne shpresojmë që në të ardhmen të të shohim këtu në NASA një ditë.”
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com