Duhet të ishte në klasë të katërt, por nuk ka bërë asnjë klasë shkollë. Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve 9 vjeçari, pjesë e komunitetit rom tregon se nuk di as të shkruaj apo të numërojë.

“Jo, s’kam shkuar në shkollë. As nuk jam i regjistruar.”

Deri në 300 telefonata në ditë në linjën telefonike “ALO 116,111’ njofojnë për fëmijë të ndryshëm që shfrytëzohen si lypës, dhunohen ose bullizohen. Vetë fëmijët shfrytëzojnë këtë linjë telefonike për të raportuar e kërkuar ndihmë.

“Ajo që po kthehet në problemin më serioz në Shqipëri është çështja e dhunës seksuale.”

Në Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve 4 ministri, ajo e Brendshme, Arsimit , ministria e Shëndetësisë, dhe e ministrisë së shtetit për rininë dhe Fëmijët nënshkruan Paktin Kombëtar kundër Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve me burim internetin por edhe në jetën e përditshme. Përmes një pakete sigurie në shkolla, autoritetet besojnë të frenojnë dhunën seksuale, si forma më e shfaqur e dhunës.

“Reforma në arsimin parashkollor që kemi shpallur, do të prekë të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe edukimin në fëmijërinë e hershme. Do të rishikohet jo vetëm paketa e akteve ligjore e nënligjore, jo vetëm zgjerimi dhe forcimi i mekanizmave të inspektimit periodik, duke përdorur edhe teknologjinë, por do të bëhet edhe vlerësimi periodik psiko-social, jo vetëm për mësuesit por edhe për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve”.- tha ministrja e Arsimit Albana Koçiu.

“Sot është një ndërgjegjësim i gjithë aktorëve që do të duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje dhunës seksuale online sidomos kur prek fëmijët tanë.”-tha Albana Koçiu, Ministrja e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkon më tepër në mbrojtje të fëmijëve. Jo ne emër të postin që ai mban, por thjesht si politikani Balla kërkoi në takim, të gjendet një formë për mbylljen e platformës Tik Tok

“Ju e dini opinionin tim për “TikTok”-un dhe nuk ka nevojë që ta shpreh. Unë jam i qartë. Për mua “TikTok” duhet mbyllur. Megjithatë, ky është mendimi im personal, e jo si ministër i Brendshëm i vendit.”- tha Taulant Balla, Ministër Brendshëm.

Këtë të hëne u organizua edhe marshimi i 'fjongos blu' , simboli i reagimit të qeverisë ndaj çdo padrejtësie apo formë dhune që shfaqet tek fëmijët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Për mua “TikTok” duhet mbyllur”, Taulant Balla propozon mbylljen e rrjetit të famshëm social! Firmoset Pakti kombëtar kundër dhunës ndaj fëmijëve

1700514678_balla.jpg

Katër ministri nënshkruan sot paktin kombëtar kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri.

Dokumenti synon mbrojtjen e posaçme të fëmijëve nga dhuna seksuale me burim internetin por edhe në jetën e përditshme, dhe emërtohet “Pakti kombëtar kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri”. 

Dokumenti u firmos nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.

Pakti nënkupton një koordinim dhe një bashkëveprim të të gjithë aktorëve në të gjithë territorin e vendit për mbrojtjen e fëmijëve, pikë së pari, nga dhuna seksuale.

Ministri Balla u ndal dhe tek rritja e përgjegjësisë sociale e kompanive ofruesve të shërbimeve dhe përmbajtjeve të Internetit dhe opionini I tij si qytetar është i qartë.

'Ju e dini opinionin tim për “TikTok”-un dhe nuk ka nevojë që ta shpreh. Unë jam i qartë. Për mua “TikTok” duhet mbyllur. Megjithatë, ky është mendimi im personal, e jo si ministër i Brendshëm i vendit.

Një vëmendje e madhe do i kushtohet parandalimit të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet përmes edukimit dhe sensibilizimit. Ndërkohë që po shihet si mundësi dhe përfshirja brenda paketës së sigurisë në shkolla dhe garantimi i internetit të sigurtë.

Na duhet të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë nëpërmjet trajnimit mbi përdorimin e sigurt të teknologjive të reja dhe mediave sociale, si dhe duke përdorur edhe linjat telefonike të dedikuara, siç është ajo që e tha para pak Altini, për fëmijët, për të raportuar abuzimin dhe shfrytëzimin online. 

Po e vlerësojmë edhe me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Arsimit mundësinë që të përfshijmë brenda Paketës së Sigurisë në Shkolla edhe garantimin e Internetit të sigurt si pjesë e këtij angazhimi.

Na duhet që të gjithë fëmijët duhet të kenë akses në mjetet e mbrojtjes dhe informacion konkret se si të identifikojmë abuzimin dhe të raportojmë krimet dhe ku mund të kërkohen udhëzime për ndihmë për gjithsecilin”,- u shpreh Balla.

Pakti i cili u nënshkrua sot përmban 5 fusha prioritare të ndërhyrjes dhe ka si qëllim kryesor luftën kundra çdo forme të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, shpërndarjes së substancave të paligjshme ndërmjet fëmijëve.

Disa shtete kanë ndaluar përdorimin e Tik Tokut ndërsa pak muaj më parë parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, tre organet kryesore të bllokut, kanë vendosur ndalimin e aplikacionit në pajisjet qeveritare.