9 vjet pas aksidentit, Freeman jo më
i njëjti, shfaqet me dorën e paralizua

9 vjet pas aksidentit, Freeman jo më<br />i njëjti, shfaqet me dorën e paralizua
Ai mbeti i plagosur rëndë në vitin 2008 pas një aksidenti rrugor në Mississippi.

Dhe sot pas nëntë vjetësh nga aksidenti, pasojat tek aktori shumë i dashur për të gjithë, Morgan Freeman janë të dukshme.
 
Dora e tij është e paralizuar, dhe Morgan përdor një dorezë ngjyrë lëkure për ta fshehur.
 
Morgan ka pranuar se ndjen dhimbje të vazhdueshme në dorë. Ai vuan nga “fibromyalgia”, dhimbje kronike e përhapur që nga shpatulla.
 
Por pavarësisht kësaj, aktori 79- vjeçar nuk e ka lënë që sëmundja ta mposht atë dhe vazhdon të jetë pjesë e ceremonive të ndryshme. Së fundi Morgan ishte pjesë e ceremonisë së hapjes së ‘42nd Street The Musical' në Londër.
 
Dora e majtë e 79- vjeçarit ka mbetur e paralizuar për shkak të dëmtimit nervor nga aksidenti që pësoi në 2008, dhe ai mban doreza kompresioni për të ndaluar rrjedhjen e gjakut. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Stormy Daniels dëshmitare në gjyq, tregon si u takua me ish-presidentin Trump

Stormy Daniels dëshmitare në gjyq, tregon si u takua me ish-presidentin Trump