Bashkimi Europian, BERZH dhe partnerët e tjerë do të financojnë 35.5 Milion Euro për të përmirësuar linjën hekurudhore Tiranë-Durrës dhe linjën e re Tiranë-Aeroporti Nënë Tereza.
Së bashku me fondet e qeverisë shqiptare, pritet që investimi të shkojë deri në 90 milionë euro.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri doli sot në një konferencë për shtyp me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje huaje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për sa i takon rehabilitimit të transportit hekurudhor në Shqipëri.
Gjiknuri dha disa të dhëna nga investimi si dhe nga segmenti fillestar që do të rehabilitohet, ai Tiranë-Durrës, me një zgjatim në Rinas.
“Bëhet fjalë për një investim 90 milionë euro, që do të prekë rehabilitim e segmentit Tiranë-Durrës, me zgjatim në Rinas. Nga ana tjetër ne po punojmë së bashku me BERZH, për zgjatimin edhe deri në stacionin e vjetër të Tiranës dhe jemi në fazën e bërjes së studimit, pasi duam që qytetarët e Tiranës për të shkuar në Durrës ose në Rinas, ta marrin trenin në qendër. Kjo do të bëjë që qytetarët e Tiranës të shkojnë në Rinas për 15 minuta dhe Durrësi të mos jetë më shumë se 25 minuta nga Tirana” – deklaroi Gjiknuri.
Po tramin
Përgjigjuooo te placin dy syte, po te duket sherbim expres ty nga tirana ne rinas 15 minuta, duhet te mburresh kur te besh dicka qe te mberrishe ne vlore apo hani hotit per 15 minuta. tirane-rinas e bej me biciklete per 15 minuta e te zente mortja.
PërgjigjuO gjergj ti e bo 15 min edhe me kal por jo me Kerr,
Po he se na plaset kur do e beni ate qe çbene te marret dhe shpellaret.
PërgjigjuKur do te bohet kur te qethen viçat se ngelet tu thone do te do te dhe asgje....
Përgjigju