Shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, e cila drejtohet nga Ergys Verdho dhe aktualisht është në zotërim të Ministrisë së Financave, do të shkrihet dhe sipas një projektligji të fundit të qeverisë, do të ndahet në 2 shoqëri aksionere, të cilat do të jenë në varësi të një tjetër ministrie, asaj të Infrastrukturës.
Nuk përjashtohet mundësia që njëra nga shoqëritë, ajo që do të ketë në dorë transportin e mallrave, atë të pasagjerëve dhe mirëmbajtjen e trenave, të jetë në duart e privatit.
“Sipërmarrësi hekurudhor mund të jetë shtetëror, mund të jetë privat në varësi të vendimmarrjes që do të ketë shteti për atë sektor”, tha përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës, Erjola Muka.
100% në dorë të shtetit do të jetë vetëm shoqëria që do të administrojë vetëm rrjetin e shinave. Shoqëritë e reja do të ndajnë mes tyre edhe pasuritë dhe borxhet e Shoqërisë aktuale.
“Borxhet do të ndahet mes dy shoqërive në mënyrë të qartë nga ekspertët”, tha zëvendësministrja Enkeleida Muça.
Ky ndryshim ligjor u miratua mes debateve të forta në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese sot (10 Dhjetor), ku opozita akuzoi se 659 punonjës që janë aktualisht në drejtorinë e Hekurudhës Shqiptare, paguhen kot pasi trenat për pasagjerë nuk funksionojnë
“Ka 12 vite që jeni në pushtet dhe na ka marrë malli të dëgjojmë borinë e trenit. Keni futur në punë patronazhistë, pse u mbajtën këto drejtori kur nuk ka asnjë tren pasagjerësh dhe mallrash që qarkullon në vend? Pse nuk është futur në punë hekurudha Tiranë-Durrës?”, pyeti deputeti demokrat Xhelal Mziu.
Opozita kërkoi sqarime se çfarë ka ndryshuar nga viti 2021, kur në atë kohë ishte vendosur që “Hekurudha Shqiptare” do të ndahej në 4 shoqëri 100% shtetërore.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.5%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
7.3%
Vota total: 617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Borxhet/ Institucionet dhe Bashkitë kanë 7,3 mld lekë të prapambetura! Ministria e Infrastrukturës bën investime, por nuk paguan
24 Mars, 19:36
-
VKM/ Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave
20 Mars, 21:25
-
'Mësim' nga IPA dhe IPARD, qeveria strategji për të mbrojtur fondet e BE: Hetim 'pa radhë' abuzimeve, IT e sofistikuar për të 'kapur' shkeljet
20 Mars, 17:17
-
Viti 2025 i mbarë për thesarin, por jo për investimet publike! Në dy muaj u mblodhën 1.1 mld €, konsumi e tatimi i pagave rrisin të ardhurat
20 Mars, 16:43
-
Ngrihet shoqëria shqiptaro-arabe për prodhimin e pullave fiskale! Aksioner, edhe ish-koncensionari SICPA
19 Mars, 15:18
-
'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)
18 Mars, 10:47
-
12 kandidatë të PD me dosje në SPAK, disa protestuan sot poshtë zyrës së Dumanit
17 Mars, 11:48
-
Zgjedhjet/ Zbardhen emrat e listës së mbyllur për qarqet Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër! S’mungojnë Leskaj, Zhupa, Shehu, Mziu dhe aleati Dule
12 Mars, 19:18
-
Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj! Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt u dënua për fshehje dhe mosdeklarim të aseteve (VENDIMI)
12 Mars, 15:33
-
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, e zëvendëson Erjona Bejleri (VENDIMET)
12 Mars, 15:30
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars, 11:36
-
Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)
6 Mars, 16:21
Filluan qokat per miqte dhe oligarket dhe te hekurudhat,po i kalojne ne dore te privatit dhe cmimi i perdorimit te tyre si per mallra e per pasagjere do te shkoje si te udhetosh me avion.
Përgjigju