90 nisma ligjore për konsultim në 2023, rikthehet pas 30 vitesh forca rezerviste për rast lufte, do ndryshojnë ligjet anti-mafia e PPP-të

90 nisma ligjore për konsultim në 2023, rikthehet pas 30 vitesh forca rezerviste për rast lufte, do ndryshojnë ligjet anti-mafia e PPP-të

Kuvendi i Shqipërisë

Rreth 90 nisma ligjore janë planifikuar për konsultim publik me grupet e interesit për vitin 2013, për t’i hapur rrugë më pas kthimit në projektligje, për t’u referuar nga qeveria në Parlament për miratim. Nga një plan zyrtar të siguruar nga Report Tv, rezulton se janë planifikuar 16 ligje të reja, ndryshimi i rreth 70 ligjeve në fuqi si dhe disa projektvendime. Mes ligjeve të reja, bien në sy projektligji për organizimin dhe funksionimin e forcës rezerviste të Shqipërisë, një nismë kjo e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Forca rezerviste nënkupton organizimin e burrave dhe grave nga mosha 18 vjeç deri në një moshë të caktuar, në rast lufte.

Në vitet 70 dhe 80, Forcat e Armatosura patën një rritje të madhe numerike duke arritur shifrën 61 000 forca aktive dhe 260 mijë rezervistë dhe një numër i madh i Forcave Vullnetare. Rezervistët dhe Forcat Vullnetare u shpërbënë me rënien e regjimit komunist. Mes ligjeve të reja, parashikohet sigurimi i detyrueshëm në banesa, një projektligj për investimet, për shkencën në Shqipëri, për krijimin e zyrës së rikuperimit të aseteve etj.

Gjatë vitit 2013 do të hidhen për konsultim disa nisma ligjore për ndryshimin e ligjit anti-mafia të vitit 2009, të ligjit për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, ligji për Partneritetin Publik Privat si dhe ligji për prokurimin publik, pra ligji i tenderave. Janë parashikuar ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, për armët dhe gjendjen civile. Do të ndryshojnë gjithashtu Kodi i Familjes, Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale. Qeveria ka planifikuar edhe ndryshimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore si dhe të ligjit për nëpunësin civil.

16 ligjet e reja

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm në banesa
Projektligji për organizimin dhe funksionimin e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë
Projektligji për investimet
Projektligji për krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve
Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji.
Projektligji për markat tregtare dhe të shërbimit
Projektligji për patentat për shpikje dhe modelet e përdorimit
Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar
Për funksionimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike
Për shkencën në Republikën e Shqipërisë
Ligji për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë
Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë
Për mbrojtjen e të dhënave personale
Për Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të pakthyera
Për organizimin dhe funksionimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore

Ligjet kryesore që do të ndryshohen

Ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë (ligji anti-mafia 2009)
Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat
Ligji për prokurimin publik
Ligji për Policinë e Shtetit
Ligji për Gjendjen Civile”
Ligji për armët
Kodi i Familjes
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë
Kodi Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë
Ligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
Ligji për nëpunësin civil
Për administrimin e zhurmës në mjedis
Ligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
Ligji për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe nkomandimit të FARSH" Ligji për kërkim-shpëtimin në RSH
Për turizmin
Për zonat e mbrojtura
Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope
Për shëndetin riprodhues
Për komunikimet elektronike
Për librin në Republikën e Shqipërisë
Për të drejtën e informimit
Për Policinë e Burgjeve
Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit
Për përgjegjësinë penale të personave juridikë
Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar
Për urdhrin profesional të mjekut veterinar
Për mbrojtjen e tokës
Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtën e tokës
Për materialin mbjellës shumëzues bimor.
Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë
Ligji për sistemin e adresave
Ligjin për Prefektin e Qarkut

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 21/02/2023 23:58

    Pra gjithe ligjet qe sigurojne vjedhje dhe mosndershkim.

    Përgjigju
  • Boti: 21/02/2023 19:33

    Popo mbytjani popullit dhe me sigurimin e detyrueshem. Mbajm ne mbajm.nuk late oligark pa i ber qefin. Hallall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani