Me epokën e telefonave celularë duket se linjave fikse po i vjen fundi. Por jo për të moshuarit, të cilët telefonin fiks e shohin si mjetin e vetëm të komunikimit me familjarët, apo në rast nevoje. Ndonëse ka komunikuar me call center në Shqipëri, dhe i është premtuar zgjidhja e problemit, 90-vjeçari italian tregon se ndodhet sërish në të njëjtën situatë, pa telefonin e tij.
“Kanë kaluar disa ditë që kur kam mbetur pa telefon. Jam 90-vjeç dhe për mua është thelbësorë të pasurit e telefonit fiks. Kamë marrë në telefon 187, numrin për informacion, dhe më janë përgjigjur nga Shqipëria.
Më siguruan që brenda datës 17 do të ma zgjidhin problemin. Data 17 kaloi dhe isha sërish pa telefon. Mora shërbimin e klientit dhe më thanë se problemi do të zgjidhej brenda datës 24, po kam përshtypjen se nuk do të bëjnë asgjë as këtë herë.
Si puna ime, më tha im birë, janë edhe shumë persona të tjerë. Nuk mund ta lësh një familje pa një mjet kaq të rëndësishëm komunikimi siç është telefoni fiks”, thotë Belloriao.
Arsyet e këtij problemi sipas 90-vjeçarit janë në errësirë totale, pasi nuk dihet asgjë.
“Nuk mund të flitet me operatorët. Më thanë se janë në Shqipëri dhe nuk e dinë motivin e shkëputjes së linjës. Ata vetëm më vonuan dy herë zgjidhjen e problemit”, tregon i moshuari.
Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com